TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Maj 2024, 22:30

Rezoluta e Ramës, Kreshnik Spahiu tregon arsyet pse do të dështojë

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta e Ramës, Kreshnik Spahiu tregon arsyet pse do të

Juristi Kreshnik Spahiu tha se rezoluta e kryeministrit Rama do të dështojë, pasi ajo është thjesht deklarative dhe shprehje e vullnetit politik.

Teksa ka folur për mbledhjen e Partisë Socialiste, Spahiu ka treguar disa probleme të cilat sipas tij do të çojnë në dështimin e rezolutës.

“Mbledhja e sotme dhe produkti që nxori Partia Socialiste nuk kanë mbështetjen e askujt. Së pari është bërë pa mbështetjen dhe konsulencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Madje u nxitua të bëhej para 1 korrikut kur vjen ambasadori i SHBA-së i cili nuk mund të mbështesë një iniciativë kaq të njëanshme e cila interferon në mënyrë të drejtpërdrejtë te pushteti gjyqësor, e dyta nuk ka mbështetjen e vetë pushtetit gjyqësor dhe institucioneve.

Pra nuk ka shprehje nga institucionet e drejtësisë që të kërkojnë ngritjen e një komisioni Parlamentar mbështetës, së treti nuk ka mbështetjen e opozitës dhe sipas gjithë gjasave rezoluta e Partisë Socialiste nuk do të votohet as nga partia e vulës as nga Rithemelimi”, tha Kreshnik Spahiu për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje