Gazetari Elton Qyno ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit Ilir Beqaj për abuzimet me fondet e BE.
Qyno shprehet se Beqaj nuk u arrestua për miliarda lekë të vjedhura shqiptarëve, por kur erdhi puna për vjedhjen e fondeve të BE, shkoi direkt tek vendi.
Më tej gazetari shton se arrestimi i Ilir Beqajt është një manovër të të harruar vetëflijimin e Pal Trashajt në dyert e SPAK.
“Iku u harrua i ndjeri Pal Trashaj.
U desh një kundërpërgjigje nga SPAK, për të futur në burg Ilir Beqjan dhe Pali që u vetëflijua në pragun e SPAK, të harrohet.
Të qofte dheu i lehte Pal Trashaj, derën e vetme që hape me lehtësi dhe flisje për orë të tëra dhe qaje hallin, ishte vetëm dera e gazetarëve.
Dera e institucioneve të ngeli gjithmonë e mbyllur.
Beqja nuk u arrestua për miliarda lekë të vjedhura shqiptarëve, por kur erdhi puna për vjedhjen e fondeve të BE, shkoi direkt tek vendi.
Përparësi kanë gjithmonë krimet ndaj të huajve.”-shkruan Qyno.
Lini një Përgjigje