TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2026, 22:14

“Pushka nuk drejtohet ndaj grave dhe fëmijëve”, pajtuesi i gjaqeve: Është shkelur çdo kod

Shkruar nga Pamfleti

“Pushka nuk drejtohet ndaj grave dhe fëmijëve”, pajtuesi i

Selim Abazi, misionar i Pajtimit të Gjaqeve, tha se vrasja e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren të Lezhës ka tejkaluar çdo lloj kodi dhe norme.

Sipas tij, kjo ngjarje nuk mund të konsiderohet gjakmarrje, pasi bie ndesh me parimet themelore të Kanunit, i cili nuk lejon dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.

“Këto lloj vrasjesh nuk ndodhin, janë të vështira edhe për kanunin, se nuk nxirret pushka për gra dhe fëmijë. Edhe kanuni dhe çdo lloj kodi, nuk mund të themi që është vrasje për gjakmarrje, ata nuk kanë pasur mendje të ruajnë të tjerët, këtu është kaluar çdo lloj kodi. Fjalën gjakmarrje mund ta përdorë kushdo, po gjakmarrje nuk është. Sipas kanunit është: më vrave të vrava, pushka nuk drejtohet mbi gra e fëmijë, është një vrasje makabre. Tani nuk kemi vetëm 2 familje në gjak, se kemi edhe nënën e 4 fëmijëve që ka baba e vëllezër. Derisa kanë dalë ta marrin hakun në atë farë feje, sipas tyre aty mund të vrasësh këdo”, tha Abazi për "Euronews Albania".

Abazi theksoi se përmasat e kësaj ngjarjeje tejkalojnë një konflikt të zakonshëm mes dy familjeve, duke përfshirë një rreth më të gjerë pasojash dhe rrezik për përshkallëzim të situatës.

 

selim abazi

Lini një Përgjigje