Shërbimi i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të qytetit për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja lidhet me procesin e lidhjes së rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues, çka do të kërkojë stakimin e përkohshëm të stacionit kryesor. Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonat: Ujë i Ftohtë, Lungomare, “10 Korriku”, Kalaja dhe Jonufra.
Ndërkohë, pjesa tjetër e qytetit nuk do të ketë furnizim me ujë gjatë orëve të pasdites, ndërsa gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht. Sipas autoriteteve, furnizimi pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e martë, më 24 shkurt, do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.
Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare :
"Uji i Ftohtë"
"Lungomare"
"10 Korriku"
"Kalaja"
"Jonufra"
Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.
Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.
Lini një Përgjigje