TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2024, 15:03

Pse emëruat në krye të IT në Policinë e Shtetit një person pa certifikatë sigurie? Përgjigjet Muhamet Rrumbullaku

Shkruar nga Pamfleti
Pse emëruat në krye të IT në Policinë e Shtetit
Ervin Muça dhe Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, mbajti sot një konferencë me gazetarët në lidhje me operacionin e kryer këtë të premte kundër emigracionit të paligjshëm në vend.

Gjatë konferencës, Rrumbullaku u pyet dhe në lidhje me mënyrën e rekrutimit të Ervin Muçës, drejtorit të IT-së, në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet nga policia se ka nxjerrë të dhënat e sistemit TIMS.

Rrumbullaku u pyet se si u emërua në krye të IT-së së Policisë një person pa certifikatë sigurie dhe pse u rikthye në detyrë Ervin Muça pas pezullimit.

Gazetari: Pse emëruat në krye të IT të Policisë së Shtetit një person, pa certifikatë sigurie në kohën kur plasi skandali i TIMS. Pse e kthyer në detyrë, pasi kishte pak ditë që e kishit pezulluar?

Muhamet Rrumbullaku: Për ju dhe publikun e gjerë, duhet të dini mjaft mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedurat e aktet normative që ndihmojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjet me certifikatë sigurie të të gjithë drejtuesve policorë, sipas vendimit të Komisionit. Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni.

 

muhamet rrumbullaku ervin muça

Lini një Përgjigje