TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Prill 2024, 13:35

“Mesazhi i SHBA, i rëndësishëm”, Frrok Çupi: SPAK po pret fijet e njerëzve të pandëshkueshëm

Shkruar nga Pamfleti

“Mesazhi i SHBA, i rëndësishëm”, Frrok Çupi:

Analisti Frrok Çupi thotë se mesazhi i SHBA për SPAK është i rëndësishëm dhe se Prokuroria e Posaçme po pret fijet e njerëzve të pandëshkueshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se SHBA ka dëshmuar një vëmendje shumë të madhe ndaj drejtësisë në Shqipëri.

Lidhur me çështjen “Babale”, Çupi nënvizoi se deputeti Ervin Salianji ka treguar rrugën shantazhuese ndaj gjykatës. Sipas tij, ka sinjale që grupi i Sali Berishës tenton të përmbysë drejtësinë.

“Ky mesazhi i fundit i SHBA ka brenda mesazhe shumë të rëndësishme. Sa më shumë sulmohet drejtësia në Shqipëri, aq më shumë SHBA ka garanci për SPAK, se më ne fund do shpëtojë prej atyre që e kanë pasur në duar. Në gjithçka që ndodh në SPAK, kudo është prania e SHBA.

SHBA sigurisht, Perendimi me eksperencën e vet shtetformuese dhe në kujdesin maksimal, po dëshmon një vëmendje shumë të madhe ndaj drejtësisë. Krahas integritetit, vuri drejtësinë. Këtij shteti, kombi i duhet integritet dhe nuk mund të arrihet me atë drejtësi që kishte. SPAK, jo thjesht po lufton korrupsionin dhe krimin, po pret fijet e njerëzve të pandëshkueshëm me atë që quhet ligj, gjykatë, prokurori., Është fitore shumë e madhe, për të kuptuar se qytetari ka të drejta, shteti ka mundësira. Ndodhemi në prag të ngjarjeve shumë të mëdha që mund të ndodhin në rajon. Sinjali është i dyfishtë, të jemi gati me shtet të së drejtës, e dyta është sinjal për krimin.

M’u duk pak e çuditshme, po ta shikojmë rrugën e këtij gjyqi, është rrugë shantazhuese ndaj të drejtës dhe gjykatës. Është pozicion i bosit mbi gjykata. Shkojnë disa deputetë të kërcënojnë gjykatën, nuk është parë as në vendet e Afrikës. Është një gjë që bën kryetari i i tyre nga ballkoni i katit të 8. Është strategji, nuk kanë çfarë humbin më shumë. Këta kanë dhënë sinjale se duan ta pëmbysin drejtësinë. Nuk ka asnjë bazë. Ky është momenti kur krimi dhe njerëz të krimit, presidentë, kryeministra, minista kanë futur në duar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme dhe SPAK është në aksion.

Sali Berisha, ka skemën familjare, të njëjtën gjë ka Ilir Meta. Po zbërthehet mafia familjare, ka futur në duar pasuri të mëdha. Duhet t”i jemi mirënjohës SPAK”, theksoi ai.

frrok cupi spak mesazhi i shba

Lini një Përgjigje