
Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është paraqitur ditën e sotme në gjykatë.
Ervin Muça është në masën 'arrest shtëpie' dhe është pezulluar nga detyra.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.
Prokuroria e Tiranës njoftoi të martën më 9 prill marrjen në hetim të Drejtorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
Ai akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit, një vit më parë. Po ashtu, prokuroria ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit personal “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Në njoftim sqarohet se hetimi ndaj Muçës ka filluar bazuar në referimin e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vitin 2023, lidhur me kopjimin e paligjshëm të të dhënave të sistemit TIMS.
Hetimi i prokurorisë së kryeqytetit ka vërtetuar se ndryshimi i fundit në TIMS ndodhi mbas mesnatës së 3 gushtit dhe konkretisht në orën 1.49 minuta. Ndërkohë që nga janë është saktësuar çast pas çasti se çfarë bënë gjatë tetë orëve pesë persona mes tyre punonjës të institucioneve të tjera dhe drejtori i pezulluar nga detyra Ervin Muça, nën arrest shtëpie me vendim gjykate.
Pjesë nga dosja e SPAK:
Operacioni i dyshimtë për ekstraktimin e të dhënave nga TIMS-i ndodhur në 2 gusht 2023 , nis në orën 17.46 minuta të kësaj date deri në orën 1. 49 mbas mesnate të datës 3 gusht. Në fashikullin e hetimit të akuzës deklarohet se si Besjan Tonuzi dhe Ervin Muça, që të dy drejtorë, hynë e dorën nga zyrat e drejtorisë nën hetim me kartën e vartëses Ljubica Dervishaj.
Në fillim provohet se Besjan Tonuzi drejtor i sigurisë së sistemeve, së bashku me shtetasin Klodian Mazarin, përgjegjës sektori, pranë AKSHI si dhe një grua e identifikuar me inicialet M.SH, e cila nuk është e punësuar pranë drejtorisë nën hetim, hyjnë në drejtori. Një minutë më vonë ata paraqiten në zyrën e drejtorit të teknologjisë dhe informacionit Ervin Muça dhe në vazhdim nga këqyrjet e serverit të TIMS, në userin ‘oracle’ ndryshimi i fundit u zbatua në orën 1.39 minuta.
Për akt ekspertizën e SPAK , që provon se përse nuk duhej kryer cack up gjykata ka dalë me vendimin e urdhër ndalimit mbasi siç shpjegohet ekspozimi i të dhënave mund të rrezikojë seriozisht sigurinë e serverave.
Prokuroria deklaron se ka pyetur gjashtë persona , ndërkohë që në ‘hard diskun’ e sekuestruar janë konstatuar skedarë të eksportuar njësoj si ato të databazit të serverit.
Lini një Përgjigje