TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 12:12

Provat e reja alarmojnë Ilir Metën, kërkon në gjykatë të refuzohen dokumentet e SPAK dhe të përjashtohet Irena Gjoka

Shkruar nga Pamfleti

Provat e reja alarmojnë Ilir Metën, kërkon në gjykatë

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, ka reaguar ashpër jashtë ambienteve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), aty ku do të vendoset nëse do të kalojë për gjykim dosja ndaj ish-presidentit dhe të akuzuarve të tjerë.

Ai deklaroi se hetimet kryesore janë mbyllur që në muajin gusht, ndërsa prokuroria po paraqet prova të reja “pa bazë faktike dhe ligjore”.

“Sipas tyre, një kushëri i znj. Kryemadhi ka kryer pagesa për LSI-në, por në asnjë moment nuk vërtetohet ndonjë transfertë nga llogaritë bankare të partisë,” u shpreh Cakrani para gazetarëve. Ai theksoi se përputhja e datave mes faturave të një kompanie private dhe LSI-së “nuk mund të konsiderohet provë që implikon partinë apo z. Meta”.

Avokati sqaroi se në asnjë dokument nuk gjendet firma e Ilir Metës apo ndonjë urdhërpagesë në emër të LSI-së për kompaninë GSIS. Ai njoftoi gjithashtu se ka kërkuar nga gjykata mospranimin e provave të reja dhe kthimin e dosjes për hetime shtesë, duke theksuar se “problemi nuk është me provat, por me mënyrën se si prokuroria po i paraqet ato.” Duhet theksuar se javën që kaloi SPAK dorëzoi prova të reja për Ilir Metën.  

Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedural por të kthejë dosjen për hetimeve të mëtejshme dhe prokuroria të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka. Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi, zoti Dumani është ndër tre prokurorëqt që ka firmosur kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim. E ka thënë Dumani se ndaj zonjës Gjoka është regjistruar një procedim penal dhe Olsian Çela ka thënë para Kuvendit i kemi ktyer verifikimet dhe rezulton se Gjoka ka probleme me drejtësinë në shtetin grek. Si mundet Gjoka të japë një vendim kundër Altin Dumanit. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër”, tha ai.

Lini një Përgjigje