TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 10:32

U gjet i varur në kangjellat e një banese në Maliq, banorët: U kthye nga Italia pas divorcit, pinte shumë raki

Shkruar nga Pamfleti

U gjet i varur në kangjellat e një banese në Maliq, banorët:

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Maliq ku 45-vjeçari Eduart Çarçani, u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit.

Dyshohet se në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë  se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.

Ata thanë se 45-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.

“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës për mediat.

“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajintë. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Eduardi djalë i mirë i përsosur ,hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.

 

ngjarje e rende ne maliq

Lini një Përgjigje