TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 11:56

Nga pronat te llogaritë bankare, SPAK fut në lojë Inteligjencën Artificiale për të shkuar te milionat e pushtetarëve!

Shkruar nga Pamfleti

Nga pronat te llogaritë bankare, SPAK fut në lojë

Zbulohet projekti i SPAK për të analizuar databazat ku prokurorët kanë akses...

Prokuroria e Posaçme duket se do të fusë në lojë Inteligjencën Artificiale për të zbuluar aferat dhe për të shkuar te pasuritë korruptive.

Sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale është duke u diskutuar për buxhetin e SPAK dhe përfaqësuesit e prokurorisë zbuluan detaje nga një projekt interesant. Ishte demokrati Belind Këlliçi ai i cili ngriti pyetjen se përse nuk janë parashikuar fonde për laboratorët e analizës dhe pasurisë.

Në përgjigjen e tij, Armand Shinim, drejtor i buxhetit në SPAK, u shpreh se aktualisht SPAK ka akses në të gjitha databazat e shtetit dhe po hartohet një projekt, i cili do të bëjë një analizë të të dhënave në të gjitha databazat. Sipas burimeve, pritet të testohet Inteligjenca Artificiale, ku do të bëhen analizë periodike e të dhënave në databaza (Tatime, Dogana, Hiptekë, Banka, etj).

Lidhur me zhvillimin e laboratorit të hetimit financiar, unë nuk e di se ç' nënkuptojmë me një laborator, edhe pse unë në eksperiencën time kam qenë shtatë vjet ekspert financiar i Prokurorisë së Përgjithshme. Por tek ne po punohet shumë dhe aktualisht Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ka akses në të gjithë bazat e të dhënave publike, në të cilën e ndihmojnë shumë në zhvillimin e hetimit, hetimeve paraprake por edhe gjatë hetimeve, dhe po punohet nga drejtoria e IT-së dhe do të në bashkëpunim sigurisht me profesionistë të fushës për të ndërtuar një program, i cili do të bëjë një analizë analitike të të gjithë bazës së të dhënave dhe do të shërbejë shumë. Është një projekt i konsiderueshëm dhe që është në fazat e para të zhvillimit”, tha ai.

Pak kohë më parë SPAK ka arritur të aksesojë në mënyrë të drejtpërdrejtë sistemin e Gjendjes Civile, atë të Kadastrës, Drejtorinë e Burgjeve, regjistrin noterial dhe atë të pronave, apo atë të llogarive bankare.

Gjithashtu, janë shtuar si databaza ku Prokuroria e Posaçme ka akses pa qenë nevoja të kërkojë verifikime nga palë jashtë saj, në disa prej sistemeve të tjera të Policisë së Shtetit, si ADAM, E-Gjoba, apo edhe raporte dhe statistika.

Ligji i miratuar në vitin 2016 për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme i jep të drejtë kësaj strukture dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, të kenë akses në databazat ekzistuese të të gjithë institucioneve shtetërore.

Ky akses jepet brenda 6 muajsh dhe vetëm me kërkesë të drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.  Ai është i përhershëm dhe ka qëllim evitimin e rrjedhjes së informacioneve për hetime penale dhe pasurore që SPAK kryen. /Pamfleti

Lini një Përgjigje