Protestuesit kanë sulmuar me vezë dhe mollë Bashkinë e Tiranës, teksa Policia ka blinduar hyrjen e institicionit.
Opozita po proteston duke kërkuar largimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të tij nga SPAK-u.
Disa prej këshilltarëve të opozitës, mes tyre Ilir Alimehmeti dhe Tedi Blushi tentuan që të futen brenda bashkisë, por nuk u lejuan nga policia bashkiake dhe e rendit.
FNSH-ja ndërkohë është në gatishmëri.
Ilir Alimehmeti i ka kërkuar drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, që të futen brenda.
“Kush është komandanti këtu? Dua të flas me të. Zoti drejtor, a mund të hyjnë anëtarët e Këshillit?. Kërkojmë të bëjmë detyrën tonë! Detyrë që na e ka ngarkuar populli. Çojmë kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente! Është firmosur nga dhjetëra anëtarë të Këshillit”, tha zoti Alimehmeti.
Ndërkohë, Tedi Blushi nga Partia e Lirisë ka thënë se; “S’kemi punë me këshilltarët, arrestoni Veliajn”.
Lini një Përgjigje