TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 22:23

"Protestat nuk i ushtrojnë më presion qeverisë", Kikia: Qytetarët e pa organizuar

Shkruar nga Pamfleti

"Protestat nuk i ushtrojnë më presion qeverisë", Kikia:

Analisti Mentor Kikia ka komentuar protestën e opozitës. Ai tha se nëse e sheh pozitivisht, pjesëmarrja ishte e mirë, por nëse i referohesh skandaleve të njëpasnjëshme, duhej të kishte shumë më tepër qytetarë.

Ai u shpreh se protestat nuk janë më instrument për t’i ushtruar presion qeverisë.

“Nëse do të ekzistonte ajo fryma reale e reagimit qytetar, nuk do të kishte fare nevojë për ftesa, pasi gjithkush ka arsyen për të marrë pjesë në protestë.

Qytetarët kanë arsyet e nevojshme për të protestuar, që nga ata bujqit që i kanë mbetur prodhimet në fushë, dhe deri te ata qytetarët që përballen në dyert e spitaleve.

Besoj se ka pasur një konfuzion pasi qytetarët ftoheshin të protestonin për liruar Sali Berishën nga arresti. Besoj se protestat nuk janë më instrument për t’i ushtruar presion qeverisë. Nuk kishte më nerv apo grintë në protestë. Në momentin që doli Berisha u krijua ai entuziazmi, u hodhën ato molotovët, por nuk është një protestë që mund t’i ushtrosh presion qeverisë për të arritur ato objektivat”, tha Kikia për “News 24”.

Lini një Përgjigje