TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Prill 2026, 22:50

Protesta e PD, Karamuço përplaset me gazetarin: Protestuesit vijnë me çanta me molotovë, policia ka të drejt të veprojë

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e PD, Karamuço përplaset me gazetarin: Protestuesit
Bledian Koka dhe Ervin Karamuço

Protesta e fundit e Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione dhe përfundoi me arrestimin e 11 personave, ndërsa debatet publike pas ngjarjes janë fokusuar te përdorimi i dhunës nga të dyja palët.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është përplasur sot në “Top Story” me gazetarin Bledian Koka, mbi vendimin e gjykatës, e cila la në burg 5 prej të ndaluarve. “Janë bombola me spray, që janë irrituese në rrugët e frymëmarrjes, lëkura, sy. Mund të zgjasë disa minuta ose orë. Varet distanca dhe volumi që hidhet gazi. Nuk është si spray i zakonshëm, ka presion, po ta bësh afër dëmton rëndë shikimin. Nuk e kam konstatuar nëse është hedhur afër”, u shpreh ai.

Sipas tij, prania e personave të maskuar dhe me mjete të rrezikshme i jep policisë të drejtën të ndërhyjë për shpërndarjen e protestës.

Nga ana tjetër, gazetari Bledar Koka ngriti akuza për përdorim të tepruar force nga ana e policisë, duke pretenduar se janë dhunuar edhe përfaqësues të zgjedhur.

Ervin Karamuço: Janë bombola me spray, që janë irrituese në rrugët e frymëmarrjes, lëkura, sy. Mund të zgjasë disa minuta ose orë. Varet distanca dhe volumi që hidhet gazi. Nuk është si spray i zakonshëm, ka presion, po ta bësh afër dëmton rëndë shikimin. Nuk e kam konstatuar nëse është hedhur afër.

Që në momentin që një njeri vjen me maskë në Kryeministri, policia ka të drejtë të shpërndajë protestën. Vijnë me çanta molotovë, që mund të dëmtojnë policinë. Ka ndodhur një rast, ku qytetari mori flakë tek këmbët dhe policia shkoi të shuajë flakët për t’i shpëtuar jetën. Këtë rast u përdor një taktikë e re policore.

Bledian Koka: Policia ka bërë padi për Aulon Kalanë në dhunë, ndërkohë që i vetmi që dhunohet është ai, ka edhe prova. Ai është zyrtar publik. Kur ai turret dhe i hedh gaz pa hesap e dhunë një deputeti, imagjino çfarë i bën një qytetari të thjeshtë. Kam folur me një drejtues që merret gjatë organizimit të këtyre rasteve, më tha që e dinë, protestuesit vijnë hedhin fishekzjarrë, tha ne hapim vetë perimetrin, hedhin shishe me benzinë, kapsolla, kjo gjëja ka ndodhur deri protestën e parafundit.

Hera e fundit ka eskaluar gjëja. Ka shkuar përtej. Liria e policëve për t’iu turrur deputetëve, Klevis Balliun nuk është se nuk e njohin, Nokën nuk është se nuk e njohin. Nga ju buron liria? Sikur është ndonjë kriminel ordiner. Ne jemi këtu për të folur për një eskalim të gjësë. Sot kanë hedhur spray mbi njerëz që kanë imunitet. Flamur Noka që shkon i kërkon llogari me dorë i turren sikur ka pistoletë në brez.

kramuco koka protesta

1 Komente

  1. P
    Preshi i idiotit

    Aman ore ce doni qe e merrni kete fshatarin e Manzes dhe e ulni para nje njeriu fisnik si Z Karamuco. Ky fshatari i Manzes nuk ka as nivelin minimal te llogjikes kur flet. Po pse ore se eshte deputet Balliu qe qante sikur kishte bere shurren ne breke, dhe Noka qe per mendimin tim ja luajten fene qe e dogjen me piper dhe e perveluar mund te bejne cte duan dhe policia te beje sehir? Po a jane te vetedijshem keta deputete, kur shoqerojne grupet e mercenareve te tyre te maskuar per te hedhur lende shperthyese kunder policese qe ushqejne femijet me punen e tyre? A duhet te jene ata qe te japin shembullin e nje proteste te ligjshme dhe pa incidente te tilla? A duhet te denohen keta qe frymezojne dhe nderrmarrin veprime te tilla antiligjore? Po keshtu eshte kur kemi te bejme me kercunj qe e kane pare shkollen dhe jo e kane bere. Turp e faqja e zeze per deputetet dhe per kete fshatarin e Manzes qe na hapi barkun me analizat e tij.

    Lini një Përgjigje