Historia ka treguar se sa herë krerët e SPAK shkojnë në SHBA, kthehen me porosi të qarta. A do të ketë arrestime të bujshme këto ditë?
Zbardhen detaje nga vizita në SHBA e kreut të SPAK, Klodjan Braho dhe e dy prokurorëve që e shoqërojnë.
Në fillim të javës që lamë pas Braho dhe dy shefat e seksioneve për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, Dorina Bejko dhe Vladimir Mara u nisën drejt Uashingtonit, ku janë takuar me zyrtarë të nivelit të lartë.
Vetë SPAK bën me dije se ata janë pritur në Departamentin e Drejtësisë, ku janë takuar me Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të DEA, FBI, ICITAP dhe OPDAT.
“Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, drejtuesi i seksionit kundër Krimit të Organizuar, Vladimir Mara dhe drejtuesja e seksionit kundër Korrupsionit, Dorina Bejko u pritën nga Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm A. Tysen Duva dhe OPDAT, ku zhvilluan takime me Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, ICITAP, FBI dhe DEA, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit”, njofton SPAK.
Historia ka treguar se sa herë krerët e SPAK shkojnë në SHBA, kthehen me porosi të qarta. Sali Berisha u mor i pandehur fill pas një vizite në SHBA nga kreu i SPAK. E njëjta gjë ndodhi më pas me Erion Veliajn dhe Ilir Metën. Pra pyetja që shtrohet është: Kush do ta ketë tani radhën?
Fakti që Braho ka marrë me vete si shefen e seksionit të korrupsionit, ashtu dhe atë të krimit të organizuar, të bën të dyshosh se mund të kemi goditje si ndaj pushtetarëve, ashtu edhe ndaj bandave.
Që pas emërimit të Klodjan Brahos në krye të SPAK, nuk ka pasur operacione të bujshme, qoftë ndaj krimit, qoftë ndaj korrupsionit. Kjo është vizita e tij e parë në SHBA si drejtues i SPAK dhe sinjalet janë se në ditët në vijim mund të kemi zhvillime. /Pamfleti
Assistant Attorney General A. Tysen Duva and #OPDAT hosted ???????? prosecutors and investigators from @SPAK_Albania to welcome new leadership and strengthen our partnership in the critical fight against transnational organized crime and corruption. @SPAK_Albania engaged with… pic.twitter.com/pwdUol8oIo
— Criminal Division (@DOJCrimDiv) April 20, 2026
Si ka thënë Lymi: Katunar o katunar edhe të ndërosh shtatë lëkurë, qytetar nuk bëhesh kurrë. Po ku po shkoni vizitë në Momel, kostumi blu këpucët kafe?!!! Ministria për Europën e Punët e Jashtme duhet të ngrejë një drejtori të re. Drejtorinë e Përgatitjes Qytetare. Ti mësojë administratës shqiptare, si të vishet, si te qëndroje e si të hajë në tavolina qeveritare, kur marrin pjesë si antarë delegacionesh. E them kete sepse ne shkollat tona duket e tepert, tu mesohet femijve, por edhe adolishenteve, si te vishen e si te hane e qendrojne ne tavoline. me shkon nderment anektoda qe qarkullonte ne Tirane, kur Elena kadare e shoqeroi per here te pare ne Paris, Ismailin. shkuan hyne ne nje restorant per te ngrene. cdo maresh e pyeti Ismaili Elenen? Peshk, i tha Elena. Aman vetem peshk jo, i tha ai. pse u trishtua Elena? se per peshkun perdoren disa thika, që edhe une kam siklet se nuk dij ti perdor, do lesh nam këtu. Dhe i nderoi menyne e drekës. Duket si një bdallallëk, por kur je në tavolinë qeveritare me të huaj, apo edhe kryetarë delegacionesh është siklet shumë i madh. më ka qëlluar edhe mua në një rast, tavolina ishte e rumbullakët dhe kishte 10 pozicione, për gjashtë kryetarët e delegacioneve të vendeve të europës Jugëlindore dhe mund të merrnin edhe interpretët. unë mora edhe një vajzë që e kisha si interprete. dy javë më parë gjatë shoqërimit të avjonit italian Kanader, që na ndihmonte për fikjen e zjarreve, nga shkarkimi i menjëhershëm i depos së ujit, aeroplani shkoi rreth 50 m vertikalisht poshtë, nga ndryshimi i presionit, veshi i majtë që e kisa me defekt më plasi timpanin dhe nuk dëgjoja nga ana e majtë, kështu që më mirë më ndihmonte vajza si interprete. kur u ulëm në tavolinë ku ndodheshin në njërin krah 6 pirun e në krahun tjetër 6 thika, përballë lugë e madhe, lugë e vogël e pirun i vogël, asaj filluan ti dalin djersë nga sikleti. mu afrua tek veshi i djathtë dhe më tha, nga ta filloj dhe ma bëri me sy për nga mjetet e ngrënies. unë i thashë qetësohu, prit e shiko, si do veprojnë të tjerët, vepro dhe ti. U qetësua. e solla këtë si shëmbull sepse zëvëndësimi i njerëzve të administratës sa herë ndryshohen pushteti, krijon edhe probleme të mënyrës së sjelljes të delegacioneve. Mirë e ngrëna, po veshja ka të bëjë me estetikën e vetë personit. mbase në VKM e Protokollit të shtetit duhet të shtohet një amandament, që njerëzit ta mësojnë me detyrim e mos na turpërojmë të dukemi sikur jetojmë jashtë botës sepse përfaqësohet vendi jo individi.
Mos aludoni per askend. Ne shqiperi nuk do kete me pranga per megahajdutet! Kete merreni ne konsiderate! Do merren me gogla per te justifikuar rrogen e majme dhe karriget. Sa per ata goglat, le te englendisen prokurorite e rretheve. SPAK , me mire le te japin doreheqjet prokuroret dhe te vjedhin te qete qeveritaret. Ky eshte fati i Shqiperise, te lengoje e zhduket nen kembet e Edi Rames dhe Sali Berishes. Drejtesia che reforma duket qe jane projektuar nga duart e ndyra te ketyre dy personave. Te huajt vetem bejne sehir dhe shkepusin ndonje gje qyl nga trungu i shqiperise me ndihmen e antishqiptareve .