TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2025, 18:25

Protesta e pazakontë në Sarandë, kultivuesi derdh kovën me midhje në mbledhjen e këshillit bashkiak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e pazakontë në Sarandë, kultivuesi derdh kovën me

Kultivuesit e midhjes në liqenin e Butrintit protestuan para bashkisë së Sarandës, duke shprehur pakënaqësinë për degradimin e liqenit dhe vonesat në dhënien e kontratave të qirasë për përdorimin e impianteve. Një prej protestuesve, në shenjë revolte, derdhi një kovë me midhje gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak.

Sipas protestuesve, bllokimi i portave të HEC Bistricës, që furnizon liqenin me ujë të ëmbël, po redukton nivelin e oksigjenit në ujë, duke ndikuar negativisht në cilësinë dhe prodhimin e midhjes. Soraldo Nebo, një prej kultivuesve, deklaroi se analizat e pavarura kanë treguar mungesë oksigjeni të tretur në ujë, duke paralajmëruar për pasoja edhe më të rënda gjatë verës.

Kemi riskuar humbjen e fares këtë vit. Parametrat jetësorë të liqenit janë në rënie dhe nëse situata vazhdon kështu, do të kemi pasoja të rënda për prodhimin,” u shpreh Nebo.

Lini një Përgjigje