
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit tregon se nga e hëna (3 mars) nis shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë.
“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama.
Pensionistët që kanë pension bazë deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 5 mijë lekë.
Ndërkohë, edhe në dhjetor, po të ndarë në dy nivele, pensionistët morën 15 mijë lekë dhe 10 mijë lekë bonus.
Lini një Përgjigje