TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2025, 22:36

Vota e diasporës, mbi 200 mijë emigrantë të regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, mbi 200 mijë emigrantë të regjistruar

Deri më tani janë 200 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë të cilët janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit.  KQZ-ja duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.

Deri më tani kanë aplikuar afro 247 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 200 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.

Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.

Regjistrimet sipas qarqeve:

Tiranë mbi 61 mijë të regjistruar ose 19.9%

Fier mbi 41 mijë të regjistruar ose 13.5%

Elbasan mbi 33 mijë të regjistruar ose 10.3%

Durrës mbi 32 mijë të regjistruar ose 10.0%

Korçë mbi 26 mijë  të regjistruar ose 8.6%

Vlorë mbi 23 mijë të regjistruar  ose 7.7 %

Berat mbi 21 mijë të regjistruar  ose 6.8%

Shkodër mbi 21 mijë të regjistruar ose 6.8%

Lezhë mbi 18 mijë të regjistruar ose 5.9%

Dibër mbi 13 mijë të regjistruar ose 4.2%

Gjirokastër mbi 10 mijë të regjistruar ose 3.2%

Kukës mbi 4 mijë të regjistruar ose 1.5%

Lini një Përgjigje