
Hapet testamenti i Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në janar të këtij viti.
Teksa janë bërë 40 ditë nga ndarja nga jeta e kryepeshkopit, në testamentin e Janullatos thuhet se të gjitha depozitat e tij financiare i përkasin Kishës së Shqipërisë.
“I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të perdoret për përfundimin e katedrales Ngjallja e Krishtit në Tiranë.
Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në menyrë të pershtatshme duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvilimin e programeve rinore të kishës së Shqipërisë”, thuhet në testamentin e Kryepeshkopit.
Testamenti
“Falenderoj Kishën e Shqipërisë për dashurinë dhe përkushtimin e tyre të përzemërt.
Nuk ka as pasuri të luajtshme, as të paluajtshme; çdo gjë që është fituar ndër vite është vënë në shërbim të veprave të dashurisë.
Depozitat e mia financiare si kryepeshkop i përkasin Kishës së Shqipërisë.
I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.
Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse.
Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë.
Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur.
Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament.
Lini një Përgjigje