TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Mars 2025, 15:43

Lefter Alla bëri burg; falsifikatori Hamz Islamaj merr miliarda nga shteti dhe sekserizon e fsheh trafiqe në Portin-Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Në Portin e Durrësit, Hamz Islamaj ka monopolin e ngarkim, shkarkimit e transportit të mallrave, marrë në janar 2021 nëpërmjet kompanisë “Maritime Logistics”; me të cilën, sipas raporteve të SHISH e Anti-krimit, maskon trafiqet dhe kontrabandën që bëjnë individë e grupe kriminale, të cilët janë të sigurt se nuk preken, mbasi ortak në këtë kompani është vëllai i një drejtori në kryeministri, që ka në vartësi Portin e Durrësit...

Lefter Alla bëri burg; falsifikatori Hamz Islamaj merr miliarda nga shteti

Në dosjen e BKH, që çoi prangosi grupin e Bashkisë Bulqizë me 16 mars 2023, për korrupsion e falsifikime dokumentesh në tenderin 3.8 milionë Euro për ujjësjellësin, ishte dhe Hamz Mustaf Islamaj i kompanisë “BE-IS Sh.p,k”, por shefat e SPAK e hoqën nga procedimi penal.

Nëpërmjet pazarit që bëri Hamz Islamaj, në vend të tij u procedua penalisht dhe u arrestua formalisht punonjësi i tij, administratori Kastriot Ibrahimaj, por edhe ky me masën “Arrest shtëpie” e dënim të lehtë, kur kishte akuzën “Falsifikimi i vulave, stampave e formularëve”.

Megjithëse kompania e tij “BE-IS Sh.p.k” u kap në flagrancë me krimin falsifikime dokumentesh tenderi; kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla “hëngri” burgun, ndërsa biznesmeni mashtrues e falsifikator Hamz Islamaj, nuk u prek dhe vazhdon merr tenderë duke përdorur dokumente, n/kontaktrime false e mashtrim me zbatimin e projekteve.

Madje, kompaninë e tij “BE-IS Sh.p,k”, nuk e përjashtoi nga tenderët as Agjencia e Prokurimit Publik, megjithëse u vërtetua nga BKH e SPAK, që bëri falsifikime dokumentesh dhe aktualisht ka 13 denoncime nga institucionet, entet shtetërore e kompani të tjera, për fitime tenderësh me falsifikime e mashtrime me raporte flase dhe mbikëqyrje e supervizion punimesh.

Vetëm në 5 vitet fundit, Hamz Islamaj ka marrë 44 milionë Euro nga fondet e rrugëve, ri-ndërtimi e ujëjsjellësëve, ndërsa nga bashkitë ka marrë 18 milionë Euro, ku janë konstatuar mos zbatim prjoektesh në banesat e pallate të rindërtuara, në disa shkolla, rrugë zonale e nacionale.

Sipas raporteve, në 43 investime publike, mashtruesi e falsifikatori Hamz Islamaj, ka kryer vetëm 60-70% të punimeve fizike e me cilësi të dobët, ndër to, ujësjellësi në Përmet, Mat e Shijak, në rrugët Dajt-Zallbastar, Gostim-Tregan në Elbasan, në Krujë, Vorë, Maliq, Selenicë etj.

Përveç tenderëve, falsifikatori Hamz Islamaj i është futur dhe ndërtimit të kullave në Tiranë, ku më 20 shkurt 2025 ka marrë lejen për godinë 27 kate, por sipas raporteve të SHISH, Anti-krimit, Anti-trafikut e Agjencisë së Inteligjencës Fimanciare, Hamz Islamaj nga Kukësi, investon dhe pastron para të qeveritarëve.  

Saktësojmë, se prej 4 vitesh në Portin e Durrësit, Hamz Islamaj ka monopolin e ngarkim, shkarkimit e transportit të mallrave, nëpërmjet kompanisë “Maritime Logistics”, ku ortak me 30% është Edmir Nufi, vëllai i Ermal Nufit, Drejtor Jabineti i zv/kryeministres.

Sipas raporteve të SHISH, me këtë kompani, Hamz Islamaj është sekseri që maskon trafiqet dhe kontrabandën, kryesisht nëpërmjet ngarkimit, shkarkimit e transportit të mallrave rifuxhio në Portin Detar të Durrësit, duke bashkëpunuar me individë e grupe kriminale, të cilët janë të sigurt se nuk preken nga kontrolli policor, kufitar, doganor e anti-krimi.

Sepse ortak me Hamz Islamajn në kompaninë “Maritime Logistics Sh.p.k”, është vëllai i Ermal Nufit, drejtorit të fuqishëm në kryeministri, për ministrinë që ka në vartësi, administrim e kompetencë kontrolli, aktivitetin në Portin Detar të Durrësit.

Qysh prej krijimit më 21 janar 2021, kjo kompani nuk ka dorëzuar asnjë bilanc vjetor në tatime e QKB, dukë përdorur mashtrimin sikur e ka mbyllur aktivitetin, por faktikisht kryen aktivitete në Portin Durrësit./Pamfleti

hamz islamaj porti i durresit maritime logistics sh.p.k edmir nufi ermal nufi be-is

Lini një Përgjigje