
Avokati Spartak Ngjela foli mbi aksionin e opozitës së fundmi teksa ka thirrur edhe një protestë të hënën e 7 tetorit në Tiranë. Ai thotë se qeveria teknike nuk arrihet me britma por me ide.
“Nuk është politikë kjo. Politika ka një koshiencë të plotë mendimi. Qeveria teknike vjen kur bie në krizë mazhoranca. Këtu është krizë opozita. Për naivitetin e tyre dhe mungesën e ideve duhet qeveria teknike? Ajo krijohet kur ti rrit numrin e përfaqësuesve në parlament ose kur mazhoranca bie në krizë. S’kemi gjëra të tilla, si mund të them të bëhet qeveri teknike? Nuk bëhet me këta. Me britma arrihet qeveria teknike. Duhet me ide. Naivitete mesjetare, nuk hoqën dorë. Pa ide nuk hyj dot as në polemikë me ta. Do zhvillim kombi, nuk do sharje, fyerje. Ti mbush rënien tënde shpirtërore duke sharë të tjerët. Kjo është nivel i ulët intelekti. Mangësi ideore”, tha Ngjela për “Report Tv”.
Lidhur me djegien e karrigeve, Ngjela sheh një humbje të ekuilibrit të opozitës, duke theksuar se është dëm shoqëror.
"Thellon krizën e saj. Çdo të thotë, djeg karriget? Karriget zëvendësohen. Pse do rrinë në këmbë ata? Dëm shoqëror. Budallallëqe. E kanë humbur ekuilibrin. Dhe e di çdo të thotë të humbasë ekuilibrin opozita. Koha e gjatë që nuk vjen në pushtet, dhe kërkesat e mëdha i kërkojnë devijacion politik. Nuk fitohen zgjedhjet pa një lider me ide të reja. Edhe kanë këto. Nuk krijojnë një opinioni pëlqim për ty. Janë ekstremistë të djathtë që mund ta pranojnë. Si mund ta pranoj atë që shtyu?", tha Ngjela.
Të djathtën e sheh pa perspektivë dhe kjo prej lidershipit të Berishës.
"Çfarë ka sjellë, po pakësohen. Gazetarisë shqiptare po nuk i iku frika nga këta ektsremistët, ku kanë forcë ata. Ata flasin fushë në dush. Asgjë. Ç’të të them?! Nuk të japin perspektivë. E majta është në stanjacion. Nuk kanë opozitë. Opozitë do të thotë ide. Si do përgjigjet Rama këtyre? Të iki Rama thonë se është hajdut. Po ka pushtet gjyqësor. Pushtetin gjyqësor këta e prishin dhe po e ngrenë Uashingtoni. E drejton me ide profesionale. Nuk merrem fare me ato. Historia do tallet me këta", u shpreh avokati.
Lini një Përgjigje