
Këshilli i Lartë Gjyqësor u është bashkuar institucioneve të tjera dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Antikorrupsion.
KLGJ thekson se janë të hapur për të dhënë opinione por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision.
“Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e media në lidhje me qëndrimin e KLP-së mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.
Siç jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje, është diskutuar parimisht, më pas gjatë ditës së hënë, në mbledhje informale është dakordësuar për t'u përfaqësues me 2 emra; znj. Arta Mandro anëtare jo prokurore dhe z. Vate Staka anëtar prokuror.
Ka qenë mbledhje informale dhe që nga ky moment, nuk ka pasur më zhvillim të mëtejshëm me komisionin”, njofton KLGJ.
Komisionin ‘Xhafaj’ e kanë refuzuar më herët edhe Gjykata Kushtetuese, SPAK, Gjykata e Lartë dhe ILD.
Lini një Përgjigje