
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve.
KLP është i vetmi institucion i drejtësisë që ka pranuar pjesëmarrjen në komision, pasi 6 insitucione të tjera, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë e Posaçme të njohur si SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, refuzuan të merrnin pjesë.
Njoftimi i plotë:
Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e medias, në lidhje me qëndrimin e KLP-se mbi Komisionin e Posaçëm, ju njoftoj se gjatë mbledhjes se dt. 16.08.2024, është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.
Sic jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar të kësaj mbledhjeje,
https://klp.al/2024/08/16/njoftim-per-media-mbi-zhvillimin-e-seances-plenare-16-08-2024/
Eshte diskutuar parimisht, me pas gjate dites se hene, ne mbledhje informale dhe eshte dakordesuar per t’u perfaqesuae me 2 emra; znj. Arta Mandro anetare jo prokurore dhe z. Vate Staka anetar prokuror.
Theksoj ka qenë mbedhje informale.
Qe nga ky moment, nuk ka pasur me zhvillim te metejshem me komisionin.
Ju flm per bashkepunimin dhe pune te mbare.
Lini një Përgjigje