TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 15:43

“Opozita është përballë cinizmit të pushtetit”, Ben Andoni për protestën e 7 tetorit: Nuk do të ketë asnjë surprizë!

Shkruar nga Pamfleti
“Opozita është përballë cinizmit të
Ben Andoni

Analisti Ben Andoni ka komentuar përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë mes mazhorancës dhe opozitës. Ai tha se duket sikur është prishur apatia që karakterizonte punimet e parlamentit.

Andoni tha se pas disa javësh kemi buxhetin e 2025-ës, i cili duket se do të miratohet njëlloj si ai i 2024-ës që kaloi në seancë për 8 minuta.

“Njerëzit presin standardet, njerëzit kanë nevojë të dëgjojnë se çfarë do të bëhet, si do të ndahen paratë publik”, tha Andoni për "News24'.

Lidhur me djegien e karrigeve, Andoni u shpreh se duket sikur po digjen jo thjesht karriget e disa deputetëve, por karriget tona, pasi ato karrige përfaqësojnë qytetarët, ata që i kanë mbështetur.

Ai theksoi se opozita ndodhet përballë cinizmit shumë të madh të pushtetit.

“Shqiptarët kanë nevojë të ndriçohen, pasi apatia është shumë e madhe”, tha Andoni.

Ndërsa lidhur me protestën e 7 tetorit, ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë surprizë.

“Mos prisni ndonjë gjë të madhe. PD ka zhvilluar protesta të mëdha dhe të nesërmen nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që Edi Rama bën udhëtime ndërkombëtare, javën tjetër është në Samitin e Berlinit, ndërsa opozita thotë prisni edhe 1 javë. Shqiptarët nuk janë budallenj, këtë duhet të kuptojë opozita dhe Rama. Shqiptarët do të bojkotojnë shumë në 2025”, tha Andoni.

Lini një Përgjigje