TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 19:01

Prokurori i dosjes së sterilizimit zbardh skemën: Masat e sigurisë u ekzekutuan me vonesë sepse pritëm të kthehej Ilir Rrapaj

Shkruar nga Pamfleti

Prokurori i dosjes së sterilizimit zbardh skemën: Masat e

Prokuroria e Posaçme nisi sot arrestimet për koncesionet në shëndetësi, ndërkohë që habiti fakti që masat e sigurisë janë dhënë 2 muaj para. Masat e sigurisë u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 23 qershor, por SPAK nuk sqaroi në njoftim ekzekutimin e tyre vetëm tani.

I pyetur nga BIRN, prokurori i çështjes, Edvin Kondili e lidhi vonesën e ekzekutimit të masave të sigurisë me faktin që biznesmeni nën akuzë, Ilir Rrapaj nuk ndodhej në Shqipëri.

“Ka qenë një taktikë e jona, sepse e dinim që do të vinte edhe personi tjetër nën hetim,” tha ai, duke nënkuptuar se arrestimi i ish-zv.ministrit Rjepaj mund të sillte si pasojë largimin e biznesmenit Ilir Rrapaj.

Kërkesa e SPAK për masat e sigurisë ndaj tetë personave nën akuzë, pa përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe atë të Financave, Shkëlqim Cani është vlerësuar si minimale nga gjykata.

“Unë pashë që kishte vepra të tjera penale dhe persona, përfshi edhe dy ish-ministrat dhe e kam orientuar prokurorinë që të hetojë në këtë drejtim”, tha në një bisedë telefonike gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi masat e sigurisë.

Lini një Përgjigje