TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 18:32

“Ju burgosi Shqipëria”, qytetarët ngrihen sërish në protestë për arrestimin e Dritan Goxhajt

Shkruar nga Pamfleti

“Ju burgosi Shqipëria”, qytetarët ngrihen sërish

Qytetarët kanë dalë sërish në protestë para Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

Protestuesit kundërshtojnë ekstradimin e tij dhe shprehen se Goxhaj është i pafajshëm.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria”, është ky slogani i kësaj proteste që shoqëron qytetarët.

Kujtojmë se ditën e sotme ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua pak ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, doli në Gjykatën e Apelit.

Teksa u kërkua rivlerësimi i masës së sigurisë, është lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Goxhajn. Ndërkohë avokati apeloi në Apel masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos ditë më parë nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

dritan goxhaj arrestim proteste

Lini një Përgjigje