
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se reforma në drejtësi siç po kryhet me SPAK në Shqipëri është eksperimentuar më parë në vende si Çekia, Sllovakia apo Kroacia dhe ka rezultuar e suksesshme.
I ftuar në emisionin “Frontline”, në “Report Tv”, Spahiu tha se për këtë arsye SPAK është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE.
“Reforma në drejtësi nuk është projekt as i Edi Ramës, as i Sali Berishës, as i Ilir Metës. Reforma në drejtësi nuk është projekti sui generis. Shqipëria vendi i fundi që po implementohet. Është bërë në Çeki, Sllovaki, Kroaci, Bosnje, Rumani. Shqipëria ishte bastioni i fundit. Këtë e votoi Rama. Po sigurisht ata ishin në parlament. Edhe Gjykata Speciale u votua nga Hashim Thaçi, dhe sot është në burg. Për këtë arsye them se është një projekt i suksesshëm i SHBA dhe BE, që e quajnë sukses të tyre. U kalua me presion. Një miku jonë thirret në ambasadë, i thonë zotëri do e votosh.
Kur del nga ambasada pimë një kafe dhe i thamë ç’të thanë, lëre tha duhet votuar. Nëse nuk votohet më kujtuan disa gjëra të 20 viteve që i kisha harruar. I kishin hapur një dosje të para 20 viteve çdo deputeti që bëhej pengesë. Ju janë nxjerrë dosjet, o e votoni ose do keni probleme serioze. Reforma sapo ka filluar”, tha ai.
Lini një Përgjigje