TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2024, 22:36

"Projekti në Sazan qokë e ndyrë politike", Bushati: Grenell dhe Kushnerin i peshkon Vuçiçi dhe i sjell te shoku Rama

Shkruar nga Pamfleti

"Projekti në Sazan qokë e ndyrë politike", Bushati:

Ndërtimi i resorteve turistike në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec të Vlorës nga biznesmeni Jared Kushner, për analistin Andi Bushati, nuk i bëjnë mirë Shqipërisë.

I ftuar në emision “Të pa ekspozuarit”, Bushati tha se këto janë qoka politike dhe lobime përmes të cilave po shkatërrohet tregu dhe konkurrenca e lirë.

"Kjo Shqipërisë i bën vetëm keq, qytetarit shqiptar i bën veten keq se kjo shuan një herë e përgjithmonë idenë se ky vend mund te behët me rregulla, se këtu investitorët e mëdhenj mund të vijnë përmes garës, përmes rregullave, përmes një mjedisi të hapur të barabartë dhe të hapur demokratik ekonomik.

Edhe Alabarin e gjeti Vucic e solli në Tiranë. Çfarë ndodh me Richard Grenellin dhe Kushneriin, i peshkon Vucici dhe i sjell te shoku vet Rama. Por që janë lobime të pastra politike, në këtë vend po shkatërrohet tregu, po shkartohet konkurrenca e lirë, por shkatërrohet thelbi i ekonomisë kapitaliste. Nuk jemi në kushte e tregut, prandaj nuk duhet të flasim për investim. Kemi të bëjmë me qokë të pastër të ndryshme politike", tha Bushati.

 

bushati grenell kushner vucic rama sazan

Lini një Përgjigje