TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Mars 2024, 22:20

Arian Çani sulmon Spartak Ngjelën: I mbushur me mllef, shkoi te Basha se do të bëhet deputet

Shkruar nga Pamfleti

Arian Çani sulmon Spartak Ngjelën: I mbushur me mllef, shkoi te

Gazetari Arian Çani foli në lidhje situatën në PD, dhe aleatët që i janë bashkuar Lulzim Bashës, mes tyre Bamir Topi dhe Spartak Ngjela.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Çani nëvizoi se Ngjela i ka kërkuar Bashës që të bëhet deputet.

Sipas tij nëse Ngjela nuk bëhet deputet, do të dalë dhe do e denigrojë Lulzim Bashën.

Janë periferikë, janë mbushur me mllefe. Janë bërë një tufë këta në çdo panele flasin për burgje. Kanë një mllefe. Nuk janë në politikë dhe asnjëherë nuk kanë qenë. Në këtë kuptim mua më duket një panel qesharak, sidomos me këtë Ngjelën. Basha nuk humbet ndonjë gjë. Nëse Basha nuk e fut Ngjelën deputet, ai do dali dhe do e shikosh ça do i bëjë”, tha Çani.

 

Lini një Përgjigje