TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 10:25

Procesi i Berlinit/ Tirana në “shtetrrethim” për 24 orë, rrugët që do të bllokohen duke filluar që nesër

Shkruar nga Pamfleti
Procesi i Berlinit/ Tirana në “shtetrrethim” për 24
Konferenca e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Masat e sigurisë do të fillojnë që pasditen e të dielës (15 Tetor) me bllokimin e disa rrugëve në qendër të Tiranës, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve.

Tirana do të jetë nën mas të rrepta sigurie për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet të hënën me 16 Tetor.

Në këtë samit ndërkombëtar do të marrin pjesë liderët e Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Në Shqipëri do të vijnë liderët e BE-së, mes tyre kancelari i Gjermanisë dhe Presidenti i Francës. 

Policia e Shtetit dhe Garda kanë hartuar një plan të fortë masash me perimetër sigurie për të garantuar mbarëvajtjen pa probleme.

Nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se për mbarëvajtjen e këtij samiti do të jenë të angazhuar 1604 forca policore.

Masat e sigurisë do të fillojnë që pasditen e të dielës (15 Tetor) me bllokimin e disa rrugëve në qendër të Tiranës, ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve.

Për këtë, policia njoftoi se ka bashkëpunuar edhe me ekspertë të BE-së.

Për 24 orë të gjitha bizneset dhe kalimtarët do të ndalohen që të lëviznin në perimetrin e sigurisë pranë vendit ku do të zhvillohet samiti në zemër të Tiranës.

"Gjithashtu për garantimin dhe sigurinë e aktivitetit kemi bashkëpunuar me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit në vend dhe me organizma ndërkombëtare Europol për shkëmbimin e informacionit. Po bashkojmë me bashkinë e Tiranës, Autoritetin Portul të Rinasit, Policinë bashkiake, shërbimin zjarrfikës dhe qendrën spitalore të Tiranës. Për garantimin e sigurisë para dhe gjatë zhvillimit të aktivitetit, është parashikuar ky perimetër sigurie: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit, Ura e Dajtit deri tek Sheshi Nënë Tereza.

Bulebardi Bajram Curri, nga kryqëzimi në rrugën e Elbasanit deri tek Kryqëzimi Rruga Ibrahim Rugova, rruga Papa Gjon Pali II, RTSH, stadium. Rruga Ismail Qemali deri tek rruga e Elbasanit

Gjatë fashës së orarit që do të jenë të bllokuara, në këto rrugë nuk do të lejohen të kalojnë as njerëzit, përveç rezidentëve. ”, tha ai.

procesi i berlinit tirana në “shtetrrethim” për 24 orë

Lini një Përgjigje