
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi duke folur lidhur me situatën politike në vendin tonë paralajmëroi se do të ketë “tërmet” në kabinetin qeveritar.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai nënvizoi se nga SPAK janë të rrezikuar 5 ministra të cilët po hetohen për platformën Encro Chat, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për keqpërdorim të tenderave. Prençi shtoi se SPAK do të veprojë shumë shpejt lidhur me këto 5 ministra.
“Nga informacionet që kemi grumbulluar dhe lexuar muajt e fundit, parashihet se qeveria e ndarë në dy kategori, ministra të kategorisë së parë dhe të dytë. Nga institucionet që nuk varen nga Rama, rrezikohen 5 ministra të kategorisë së parë, jo nga Rama. Njëri rrezikohet nga platforma Encro Chat, njëri rrezikohet nga keqpërdorimi I fondeve të BE. Tre ministra të tjerë të kategorisë së parë rrezikohen nga keqpërdorimi dhe nga keqadministrimi I fondeve dhe pasurive kombëtare, dhe keqpërdorimi i tenderave dhe i koncensioneve, abuzimi, i faktuar në koncensionet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe më tutje. Janë 5 ministra, që rrezikohen nga SPAK”, tha ai.
Lini një Përgjigje