
Aktualisht po zhvillohen diskutime për të zgjeruar më tej rrjetin e tubacioneve në mënyrë që gazi i lëngshëm (LNG) kryesisht me origjinë nga SHBA-ja, të mund të hyjë në Greqi dhe të kanalizohet në tregje të tjera evropiane...
Vizita në Tiranë, e ambasadores amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle duket se ka lidhje me Korridorin Vertikal të gazit. Korridor Vertikal, është rrjeti i tubacioneve që lidh dy terminalet e gazit të lëngshëm (LNG) të Greqisë, me sistemet e ndërlidhura të gazit të Bullgarisë dhe Rumanisë, që mund të përdoren për të furnizuar Evropën Qendrore dhe Lindore.
Ky projekt i BE-së, i cili synonte t’i jepte fund varësisë së Europës ndaj gazit rus, hasi disa pengesa. Por gjithçka ndryshoi me ndërhyrjen e SHBA-së. Institucione të mëdha financiare amerikane, të tilla si EXIM dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare e Zhvillimit të SHBA-së, shprehën interes për të ndihmuar në financimin e ndërtimit të një terminali të dytë lundrues FSRU në Aleksandropolis, (Greqi), duke e parë projektin si një mundësi për të rritur eksportet e LNG-së amerikane në Evropë nëpërmjet Korridorit Vertikal.
Në këtë situatë, Departamenti Amerikan i Energjisë në Uashington më 25 shkurt të këtij viti, thirri Samitin Transatlantik për Sigurinë e Gazit, në Uashington, ku morën pjesë ministrat e Energjisë dhe përfaqësuesit e më shumë se 20 vendeve dhe Komisionit Evropian.
Gjatë këtij samiti, dymbëdhjetë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Ballkanit ranë dakord në Uashington DC për të rritur furnizimin me gaz në partneritet me Shtetet e Bashkuara. Dokumenti i nënshkruar nga këto vende, parashikonte kontrata tregtare me furnizuesit amerikanë të gazit natyror të lëngshëm. Qëllimi ishte të sigurohet gaz i lëngshëm nga SHBA-të, të cilat aktualisht përbëjnë rreth 60% të importeve të LNG në BE, si zëvendësim gradual i gazit rus.
Shqipëria, si pjesë e këtij partneriteti, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me konsorciumin Atlantic SEE LNG Trade, (sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë greke Aktor Group, 60% dhe DEPA Commercial). Memorandumi i nënshkruar nga Tirana, parashikon furnizim të Shqipërisë me gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja nëpërmjet kompanisë greke me të cilën është nënshkruar kontrata. Marrëveshje të ngjashme nënshkruan edhe Bullgaria (Bulgargaz), Ukraina (Naftogaz), Bosnjën dhe Hercegovinën (Aluminij Industries dhe M.T. Abraham Group).
Me futjen e SHBA-së dhe bizneseve amerikane në këtë nismë, projekti duket sa ka nsiur të riktavizohet sërish. Me Uashingtonin që mesa duket ka marrë rolin e negociatorit për ta çuar sa më shpejt para këtë projekt, madje ka kërkuar që harta e shpërndarjes së gazit të saj të lëngshëm LNG, nëpërmjet Greqisë, të zgjerohet.
Aktualisht po zhvillohen diskutime për të zgjeruar më tej rrjetin e tubacioneve në mënyrë që gazi i lëngshëm (LNG) kryesisht me origjinë nga SHBA-ja, të mund të hyjë në Greqi dhe të kanalizohet në tregje të tjera evropiane, ndër të cilat Italia nëpërmjet TAP-it, si dhe Austria, duke e shndërruar Greqinë në një portë kyçe për në BE.
Për të mbështetur këtë ambicie, Greqia planifikon të ndërtojë një terminal të dytë lundrues FSRU ose një njësi lundruese për magazinim dhe rigazifikim të LNG-së. Një nga kompanitë që po lëviz në këtë drejtim është Gastrade, e cila operon FSRU-në e Aleksandropolit. Kompania ka marrë tashmë miratimin mjedisor nga shteti grek për instalimin e një njësie të dytë, afër asaj që është tashmë në funksion.
Këtu futet në lojë edhe Shqipëria. Qëllimi i vizitës së Kimberly Guilfoyle ka të bëjë pikërisht me interesin e SHBA-së për ta dërguar gazin e saj të lëngshëm në të gjithë Europën. Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, duket se ka marrë rolin e negociatores, për t’i kërkuar kryeministrit Edi Rama që të lejojë ndërtimin e një terminali lundrues për gazin e lëngshëm natyror (FSRU) në Shqipëri. Ky terminal do të përdoret më për magazinim dhe rigazifikim e gazit të lëngshëm greko-amerikan. Këto projekte synojnë të bëjnë Greqinë "portën kryesore" për LNG amerikan në rajon, me Shqipërinë si pikë hyrëse potenciale përmes korridorit vertikal të gazit.
Tema e bisedës u konfirmua sot edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Kimberly Guilfoyle, ishte një takim njohjeje dhe u diskutua për çështje të interesit të lartë përfshirë dhe energjinë.
"Ambasadorja ka ardhur për një takim njohje për të diskutuar për disa çështje interesit të lartë amerikan në këtë rajon që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal ,që kanë të bëjnë me qasjen ndaj forcave të treta aktorëve të tretë", tha Rama ndër të tjera.
Në hartat e publikuara nga ‘Infrastruktura e Gazit në Evropë’, tregohen qartë infrastrukturat aktuale dhe të planifikuar të terminaleve LNG në Mesdhe dhe Ballkan. Në hartë dallohen terminalet kryesore në Greqi (si Revithoussa dhe Alexandroupolis), si dhe korridoret e transportit drejt Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Shqipërisë përmes rrugëve detare dhe tokësore.
-Mali i Zi, Italia dhe rreziqet
Një projekt i tillë si i Shqipërisë i është propozuar edhe Malit të Zi, por kjo e fundit është shprehur se ende nuk ka një vendim përfundimtar investimi, për shkak të rreziqeve që paraqiten nga instalimi i Njësive Lundruese të Magazinimit dhe Rigazifikimit.
“Ne e shohim gazin si një zgjidhje kalimtare që kontribuon në stabilitetin energjetik dhe përshpejton integrimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, dhe jo si një zëvendësim afatgjatë për tranzicionin e gjelbër”, nënvizoi Sahmanoviç.
Pak vite parë në një protestë ambientalistësh në Itali, është protestuar kundër projektit të Gazit Natyror të Lëngshëm (LNG), që kërkojnë instalimin e Njësive Lundruese të Magazinimit dhe Rigazifikimit (FSRU) në zonën bregdetare të Barit, pasi grupet mjedisore dhe komunitetet lokale kundërshtojnë këto zhvillime infrastrukturore.
-Problemi i gazit amerikan; çmimi
Megjithatë, gazi amerikan duket se ka një disavantazh të madh; çmimin. Tarifat e larta për transmetimin e gazit përgjatë gjithë këtij korridori e bëjnë furnizimin alternativ (si LNG nga SHBA-të) më të shtrenjtë dhe më pak konkurrues krahasuar me opsionet e tjera të mëparshme, si gazi rus.
Kohët e fundit u krijua një produkt i ri i quajtur "transmetim i paketuar ndërkufitar" (bundled cross-border transmission product), pra një paketë e vetme që lehtëson kalimin e gazit nëpër disa vende pa tarifa të veçanta për secilin, por askush nuk e përdori sepse tarifat totale mbeten sërish shumë më të larta se në rrugët e tjera konkurruese. Kjo do të thotë se nëse gazi që futet në shqipëri do të zëvëndësohet komplet me LNG-në amerikane, ajo do të ketë çmim më lartë për konsumatorët.
Këtë ka deklaruar edhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, i cili tha se qeveria hungareze e mirëpret diversifikimin, por theksoi se vendi i tij nuk do të kalojë në furnizim më të shtrenjtë dhe më pak të besueshëm.
Szijjarto tha se Korridori Vertikal i Gazit është një mundësi, por kapaciteti i tij nuk është ende i mjaftueshëm. Përveç kësaj, çmimet janë 20% më të larta se ato nëpërmjet tubacionit të gazit TurkStream/Pamfleti
Nje pyetje kisha Shqiperia perfiton gje ? Apo Kur ka perfituar ndonjere te perfitoje Sot . Gazifikimi qe u be nga TAP dhe kalon shume prane disa qyteteve dhe ende nuk kemi nje kontrate qe ta marrim direkt po e marrim nga kompani dhe deri sa arrin tek ne kalon 4-5 duar duke u shtrenjtuar 20-30 leke te reja per liter Katastrofe Gazi eshte monopol dhe nuk lejuan qe te kishte dalje me preteksin se ne nuk kemi infrastrukture por mund te kishte dalje qe te shiteshe direkt nga tubacioni kryesor dhe do ishte 20 - 30 leke te reja per liter por ata qe kane Gazin nuk lejuan qe kjo te ndodhte