TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Mars 2026, 12:26

Policia në shërbim të Bashkim Ulajt, dhunon banorët për të mbrojtur pronën e grabitur; përplasjet e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Policia në shërbim të Bashkim Ulajt, dhunon banorët për
Foto nga përplasja e banorëve me policinë

Gjatë këtij momenti u shënuan edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në ambientet e policisë.

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme, ndërsa kanë vijuar përplasjet me policinë.

Protestës së banorëve iu bashkuan jo vetëm banorët lokalë, por edhe qytetarë të ardhur nga zona të tjera për t’i mbështetur.

Kur protestuesit mbërritën pranë kantierit të punimeve, forcat e policisë krijuan menjëherë një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre drejt zonës ku po zhvillohen punimet.

Gjatë këtij momenti u shënuan edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në ambientet e policisë.

Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar akte dhune ndaj tyre nga policia. Sipas tyre, autoritetet po mbështesin interesat e kompanisë ndërtuese dhe jo shqetësimet e qytetarëve të zonës.

Pavarësisht situatës së krijuar, banorët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë protestat çdo ditë, deri në ndërprerjen e punimeve për resortin, i cili sipas tyre cenon pronat dhe mjedisin e zonës.

Banorët e Rrjollit deklarojnë se toka që po përdoret për ndërtimin resortit luksoz u është marrë në mënyrë të paligjshme. Ata pretendojnë se pronat janë regjistruar në mënyrë abuzive nga ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, dhe më pas janë kaluar për zhvillim investimi nga oligarku Bashkim Ulaj.

Prej më shumë se një muaji, konflikti për pronësinë e tokës në Rrjoll ka shkaktuar tensione në zonë. Banorët janë përplasur me punonjësit e kompanisë së investitorit, me efektivë të policisë dhe me roje private të kompanisë “Breçani Security”, të cilët sipas tyre janë angazhuar për ruajtjen e kantierit të ndërtimit.

Përfaqësuesi i banorëve të Rrjollit, Prekë Molla, deklaroi se në SPAK është depozituar kallëzimi i tretë penal për personat që, sipas tyre, janë të përfshirë në tjetërsimin e pronave.

Banorët theksojnë se disponojnë dokumente pronësie që datojnë që nga vitet 1930 dhe pretendojnë se tokat janë trashëguar brez pas brezi. Ata shprehen se kallëzimet e mëparshme të depozituara në Prokurorinë dhe Gjykatën e Shkodrës nuk janë hetuar në mënyrë të plotë.

Për këtë arsye, për herë të dytë ata janë drejtuar me protestë para SPAK, duke kërkuar që institucioni të marrë në dorë dosjen dhe të verifikojë procedurat e ndjekura nga organet e drejtësisë në Shkodër.

Banorët kanë paraqitur para SPAK edhe emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që, sipas tyre, e kanë trajtuar çështjen në mënyrë të padrejtë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, ata depozituan edhe një kërkesë zyrtare në Prokurori, ku kërkojnë një zgjidhje të shpejtë ligjore dhe verifikimin e dokumentacionit të pronësisë për tokat në Rrjoll, aty ku aktualisht po ndërtohet resorti turistik.

Punimet për ndërtimin e “Blu Borgo”-s në një sipërfaqe prej 146 hektarësh, oligarku Bashkim Ulaj i nisi në fillim të shkurtit. Projekti parashikon 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Subjekti zhvillues është shoqëria “ABA Blue Borgo”, me statusin e investitorit strategjik.

Policia në shërbim të Bashkim Ulajt, dhunon banorët përPolicia në shërbim të Bashkim Ulajt, dhunon banorët për

policia sherbim te bashkim ulajt prona e grabitur

Lini një Përgjigje