TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shkurt 2026, 19:45

“Po shkelni ligjin”, Braçe revoltohet ndaj BBVA: Po përcillni mesazh të keq, kam kërkuar ndryshim në Kodin Penal!

Shkruar nga Pamfleti
“Po shkelni ligjin”, Braçe revoltohet ndaj BBVA: Po
Erion Braçe

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka denoncuar përdorimin e vape dhe të cigareve elektronike nga banorët e “Big Brother VIP Albania 5”. Sipas tij, transmetimi i këtyre momenteve pa kufizim dëmton fëmijët dhe përbën një mesazh të keq.

“Këta që e pinë janë të rritur dhe të përgjegjshëm, por është e ndaluar me ligj që kjo të përcillet si modë për fëmijët”, thekson Braçe.

Ai kujton gjithashtu se më herët ka denoncuar shitjen e cigareve elektronike për fëmijët, duke theksuar rrezikun që ato përbëjnë.

Braçe: Big Brother VIP është në qendër të vëmendjes; të gjithë shohin e marrin nga aty! Edhe fëmijët, edhe fëmijët! Transmetimi 24/24 nuk ka asnjë kufizim për fëmijët! Prime nuk ka asnjë kufizim për fëmijët! Përmbledhjet ditore nuk kanë asnjë kufizim për fëmijët!

Vape apo cigaret elektronike janë të ndaluara për fëmijët në këtë vend!
Mesazhi që vjen nga fotot që shihni dhe që është mesazh 24/24 orë, është mesazh i keq për fëmijët!
Pikërisht se është mesazh i keq, e kemi ndaluar me ligj të jepet nga televizioni!
Ekstremisht i ndaluar me ligj!

Këta këtu që e pinë janë të rritur dhe të përgjegjshëm për të zgjedhur vetë shëndetin e tyre!
Por është ekstremisht e ndaluar me ligj që këta, përmes televizionit, ta përcjellin si modë edhe për fëmijët!

Lexoni ligjin për produktet e duhanit!
Po e shkelni hapur!

Ndaj të martën që shkoi kërkova ndryshime në Kodin Penal, por kur përton të mendosh, doemos që as e kupton dhe as e voton dot!”

erion braçe bbva cigaret elektronike

1 Komente

  1. R
    Roku

    Fshati digjet k*va krihet..

    Lini një Përgjigje