TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Tetor 2024, 22:16

"Po mbron Metën"/ Prençi debaton ashpër me Meçen: Ke qenë zvarranik i oligarkëve

Shkruar nga Pamfleti

"Po mbron Metën"/ Prençi debaton ashpër me

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi dhe analisti Arben Meçe kanë debatuar ashpër në lidhur me arrestimin e Ilir Metës.

Sipas Meçes, Prençi manipuloi teksa po mbronte Metën për arrestimin ndaj tij si jo parimor nga forcat operacionale.

Prençi iu kthye duke thënë se "i vetmi politikan që të qëroi ty ishte Basha", ndërsa e cilësoi Meçen si "zvarranik të oligarkëve'.

Debati mes tyre:

Prençi: Duhet të vijë turp.

Meçe: Manipulim i ligjit, manipulim i së vërtetës. Pretendoje të manipulohej dhe të vërteta. Nuk i dërgon akuza Meçes, je shumë i vogël përballë Arben Meçes.

Prençi: Më the polic, tu drejtova inxhinier. Ti je kapter ti?

Meçe: Polic e ke titullin dhe nuk është ofendim. Lulzim Bashën e kam shkelur me këmbë. Është i pandehuri im.

Prençi: Të qëroi, i vetmi politikan që të fshiu ty. Të fshiu.

Meçe: Një person i shkelur që e ka për turp të quhet polic.

Prençi: Ti ke qenë zvarranik i oligarkëve.

Lini një Përgjigje