
Ligji për Barazinë Gjinore i miratuar javën e shkuar në Kuvendin e Shqipërisë me 77 vota pro, ka krijuar një debat të madh në shoqëri lidhur me përmbajtjen e tij.
Në një intervistë për emsionin “Të Pashoq” në kanalin në ‘Youtube’ të Pamfletit, Dorina Mema nga Koalicioni Pro Familjes, e ka cilësuar ligjin e ri si një devijim problematik nga kuadri ekzistues.
Mema tha se oponenca ndaj këtij ligji nuk është një kundërshti ndaj barazisë mes burrit dhe gruas, por një alarm për ndryshimet thelbësore në përkufizime. Ajo vuri në dukje se ligji i vitit 2008 e përkufizonte qartë barazinë gjinore si pjesëmarrje të barabartë të 'femrave dhe meshkujve', në kontrast, propozimi i ri flet për barazi 'në të gjithë diversitetin e tyre'.
Ky ndryshim, sipas saj, nuk është thjesht semantik. Ajo argumenton se termi 'diversitet' është një portë për të futur konceptin e 'multigjinisë', duke e zhvendosur debatin nga konteksti biologjik i gjinisë në një 'konstrukt social' dhe 'psikologjik’.
“Atëherë, mua më vjen shumë keq që kam të bëj me një debat të padrejtë, ku akuzohet e gjithë kjo oponencë sikur ka shpikur një kundërshtim midis brezisë, grua dhe burrë. Nuk jemi kundër kësaj sepse, nëse do lexojmë, të jemi të qartë, neni katër i vitit 2008, e theksoj, thotë; përkufizimet, barazi gjinore është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në të gjitha fushat e jetës, pozita e barabartë ndërmjet tyre, mundësi dhe shanse të barabarta për të gëzuar të drejtat dhe për të përmbushur detyrimet në shoqëri, duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimet e saj.
Kalojmë tek 2025-a; Barazi gjinore, të drejta, përgjegjësi, mundësi, pjesëmarrje dhe përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave në të gjithë diversitetin e tyre, në të gjithë diversitetin e tyre.
Atëherë, është e mohuar, e ndryshuan natën e fundit, apo nuk e di ç'kanë bërë, sepse nuk po merremi dot më vesh me këtë lloj politike që hedh shashka, mbulon, sjell multigjini, e mbulon, e fshin, e nxjerr, e çon, e sjell shoqërinë jo më në gjininë mashkull-femër të kontekstit biologjik, por në konstrukt social dhe në atë psikologjik të të ndjerit. Pra, ne po kalojmë në një epokë të krizës së mendimit, e cila kur ka sjellë krizë në një debat konstruktiv që mund të kem unë me Robertin apo mund të ketë opozita me mazhorancën për të rregulluar një ligj që prek të gjithë interesat kombëtare, sepse vjen zinxhir dhe sjell pasoja në të gjithë, në të gjithë sferat e shoqërisë, se këtu preket burimi njerëzor.
Më lejo të të them se kombi, faktor kryesor të ekzistencës ka burimet njerëzor. Kishim zgjedhjet para dy ditësh dhe i kishe sallat bosh. Pra, ky shtet ku do ta ushtrojë pushtetin e vet kur nuk ka një milet? Ë? Se u bë poezi. Më fal. Si do ta rregullojmë këtë pikën ku po këmbon rritja e numrit të vdekjeve mbi rritjen e numrit të lindjeve? Si do ta rregullojmë pjesën e transparencës së fondeve të OJF-ve, të kapura ku askush nuk po flet dhe nuk po e heton këtë rrjetë merimange që të shkojë te grupi vulnerabël realisht ndihma, sikurse kemi parë këto dy netë në ekran dhe nuk po e theksoj çfarë ka ndodhur me një djalë trans, që ka realisht nevojë për ndihmë, dhe përfaqësohen të drejtat e njeriut nga ata që e hedhin në mes të katër rrugëve duke shkelur çdo të drejtë të njeriut, i cili përfaqëson një nga fëmijët tanë, të rënë viktimë apo jo, nuk ka rëndësi.
Nuk po flasim për çfarë kërkon të ndjejë dhe çfarë bën një njeri. Po flasim parimet e përgjegjësive ligjore, e përgjegjësive institucionale, e përgjegjësisë shtetërore për këtë popull. Dhe nëse kemi ndërkombëtarë të cilët bëjnë presione të njëanshme si Marta Kost, e cila ka goditur opozitën në një moment kur ne kemi nevojë për një opozitë, ne kemi nevojë për diskutime, ne kemi nevojë për debate konstruktive që kjo Shqipëri mos ta largojë popullin e saj nga vendi, por ta mbajë atë, ta ndihmojë atë dhe ta rregullojë këtë komb”, tha Mema.
Lini një Përgjigje