TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 21:08

PD thërret protestë, Minxhozi: Humbja në zgjedhje dhe SPAK-u e detyruan Berishën të dalë në shesh

Shkruar nga Pamfleti

PD thërret protestë, Minxhozi: Humbja në zgjedhje dhe SPAK-u e

Analisti Skënder Minxhozi tha se PD nuk është në gjendje për protesta kombëtare. Ai u shpreh se humbja zgjedhore, por edhe paraqitja në SPAK detyruan Berishën të thërras militantët në protestë.

Të hënën e 17 nëntorit, në orën 18.00, militanët e PD do të mblidhen para Kryeministrisë, për të kërkuar largimin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Minxhozi shtoi se SPAK nuk është më në fazë hetimi, por në fund po thërret Berishën dhe kjo ka shkaktuar tek doktori këtë lëvizje.

“I kujtojmë protestat masive për armët kimike dhe për protestën e Rrugës së Durrësit ku Rama shkarkoi 7 ministra. Këto kanë lënë gjurmë tek pala politike dhe kanë detyruar Ramën të tërhiqej. Situata në PD noton për shumë vite, 1 muaj parapërgatitje për të gjeneruar e për të sjellë me lista dhe në një orë të caktuar njerëz nga e gjithë Shqipëria për të mbushur bulevardin. Kjo është eksperienca e protestave politike që kemi jo vetëm djathtas, por çdo partie që sillte autobusë nga rrethet në një orar të caktuar. Ato ishin protesta xhenuine, të ndjera.

PD nuk është në gjendje për protesta kombëtare. Prej këtej dalin ato kërkesa 1000 euro për deputetët. Problemi me protestat politike, të cilat njeriu e di se ku po shkon dhe në favor të kujt, janë agresive dhe është një flakë kashte. Ka bërë 8 protesta Lulzim Basha me këtë formulë, sillnin njerëzit dhe sa errësohej njerëzit ktheheshin. Tirana ka 1 milionë banorë dhe nuk ka nevojë për autobusë. SPAK nuk është më në fazë hetimi, por po në fund po thërret Berishën, kjo ka shkaktuar tek doktori këtë lëvizje. Humbja në zgjedhje dhe çështje penale që ka përsipër. Çdo njeri që del dhe përfaqëson PD nuk duhet të harroj që 3 kryetarët e partive të mëdha i ka ose në burg ose në gjyq, Berisha, Meta dhe Mediu pa u hapur ende 21 janari”, u shpreh ai për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje