TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Nëntor 2025, 20:25

Pakti Rama-Berisha për të mbajtur peng vendin, Çipa: Ekzistenca e njërit justifikon dhe forcon ekzistencën e tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Rama-Berisha për të mbajtur peng vendin, Çipa: Ekzistenca

Një nga teoritë më të diskutuara në politikën shqiptare është ajo e një bashkëpunimi të heshtur mes dy liderëve historikë, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Duke folur për emisionin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të ‘Pamfletit’, analisti Aleksandër Çipa e përforcoi këtë ide, duke argumentuar se 'të kundërtat puqen' dhe se ekzistenca e njërit justifikon dhe forcon ekzistencën e tjetrit.

Sipas tij, realiteti politik shqiptar është i uzurpuar nga ky bipolaritet, ku të dy liderët, ndonëse kundërshtarë në dukje, në thelb ushqejnë njëri-tjetrin dhe mbajnë gjallë një sistem nga i cili përfitojnë të dy. Çipa theksoi se kjo dinamikë krijon një mjedis ku ndryshimi real pengohet dhe politika mbetet një lojë e mbyllur mes dy figurave dominuese.

Pjesë nga intervista:

-Ka shumë që thonë se për shumë arsye Edi Rama dhe Sali Berisha underground bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, në interes të përbashkët përtej asaj që duket në skenën me dritat të politikës. Ju e besoni këtë? Kujtojmë që së fundmi po flitet për të ashtuquajturin senat për shembull. Ka nga ato teori konspirative, ndoshta s'janë të tilla, po po i cilësoj se është shumë herët, po i cilësoj si të tilla, që për shembull Edi Rama do të jetë president, Sali Berisha senator dhe ja...

Çipa: Po në politikë, në pikëpamjen më tradicionale, planifikimet afatgjata bëhen në përputhshmëri me të kundërtat që puqen. Dhe duam ta besojmë këtë. Kjo është një maksimë e dialektikës, por në rastin konkret, në realitetin shqiptar ne lexojmë shumë shenja dhe noma, të cilat na lënë të kuptojmë se këta ekzistojnë në në mënyrë të të përputhshmërisë së tyre si të kundërt. Që do të thotë ekziston njëri jetëgjatë, sepse ekziston tjetri po kaq i jetëgjatë, por me kahun e ndryshëm që është brenda familjes ose grigjës së vet partiake. Kjo është arsyeja pse ka kaq shumë pakënaqësi. Dhe publiku shqiptar është një publik inteligjent, pavarësisht se nuk ka protagonizmin për të ndërhyrë dhe për t'ua prishur ose për t'i prishur këto skema që të lënë dhe shijen e politikanëve tranzicionit, por në të njëjtën kohë edhe të krijojnë bindjen e uzurpimit. Jemi në një rrethanë dhe realitet të uzurpuar.

Lini një Përgjigje