TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 17:49

Plas te paraburgimi i Vlorës, punonjësja kallëzon për korrupsion zv/drejtorin: Më kërkoi 10.000 euro!

Shkruar nga Pamfleti

Plas te paraburgimi i Vlorës, punonjësja kallëzon për

Pas ndryshimit të drejtorit pak ditë më parë, paraburgimi i Vlorës duket se nuk gjen qetësi. Jo për të burgosurit por për atë që ndodhin me drejtuesit e tij. Përgjegjësja e çështjeve Shoqërore ka kallëzuar zv/drejtorin e institucionit Gentian Manellari, me një akuzë të rëndë duke u shprehur se ai i ka kërkuar 10.000 euro që të qëndronte në pozicionin që ishte.

Në kallëzimin e saj, Fjona Cenodemaj, është shprehur se në datën 10 të këtij muaji, kanë qenë në një lokal në afërsi të fshatit Nartë ku ka qenë dhe në shoqërinë e farmacistit të institucionit Dritan Fejza dhe në një moment sipas saj i kallëzuari i ka thënë "më jep mua 10.000 euro që të qëndrosh aty ku je".

Sipas saj nuk i kishte kushtuar shumë vëmëndje kësaj kërkese por 3 ditë më pas i është komunikuar zbritja në detyrë, nga drejtuese në specialiste, ndërkohë që i është përgjigjur në mbledhjen ku ishte i pranishëm dhe drejtori i Institucionit Edi Leka, se paska qënë e vërtetë kërkesa se duhet të paguante për të qëndruar në vëndin e punës.

Ajo është shprehur se ndihet në presion dhe trysni ndërsa ka insistuar që të merren kamerat e lokalit P... që është në afërsi të Nartës si dhe të pyetet dëshmimtari i cili është farmacisti i institucionit. Sipas burimeve, farmacisti është marrë në pyetje por nuk dihet çfarë ka deklaruar.

 

gentian manellari vlore akuza korrupsion

Lini një Përgjigje