
Gazetari Denis Dyrnjaja tha se edhe nëse kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të arrijë të bëjë betimin, ai sërish nuk mund ta ushtrojë atë funksion pasi e ndalon ligji i dekriminalizimit.
Sipas Dyrnjasë, ka qenë që në fillim i gabuar kandidimi i Fredi Belerit, pasi ai ka qenë i dënuar më herët dhe ligji i dekriminalizimit e ka shumë të qartë që një person i dënuar në të shkuarën, nuk mund të ushtrojë funksione publike.
“Edhe nëse zoti Beleri për një moment shkon dhe bën dënimin, automatikisht është i shkarkuar sepse e kap ligji i dekriminalizimit. Ai është një person i dënuar më parë dhe ligji i dekriminalizimit sipas kodit që ne kemi në fuqi, e heq atë nga funksioni publik. Një person i cili ka pasur një dënim në të shkuarën nuk mund të ushtrojë funksione publike, është neni 2 i ligjit për dekriminalizimin.
Është gabim zgjedhja e zotit Beleri si kandidat fillimisht, pjesa tjetër që buron nga kjo është ‘nul’, është një kandidaturë, e cila edhe nëse do të merrte betimin edhe nëse do të merrte mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës, do duhet ta dorëzonte sepse ka një dënim të mëparshëm. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk e dimë se çfarë ka qenë zoti Beleri në të kaluarën”, tha Dyrnjaja.
Lini një Përgjigje