Ka zgjatur për 1 orë e gjysmë seanca e marrjes në pyetje e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari në SPAK.
Avokati i këtij të fundit Theodori Sollaku tha ishte pyetur për një kallëzim për një formular të dekriminalizmit. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë për një dënim për një kalim të paligjshëm kufitar drejt Greqisë.
“Ishim për një kallëzim të bërë nga subjektet politike për një dënim qortimi të dhënë në Greqi 25 vjet më parë. Kanë pretenduar se nuk e ka deklaruar. Nuk ka pasur asnjë vendim të publikuar, asnjë komunikim për këtë vendim. Por edhe nëse do të kishte, nuk do të kishte asnjë konsekuencë.”, tha Sollaku.
Hajdari akuzohet se fshehu në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi.
Lini një Përgjigje