TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 11:11

Plagosi me thikë ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim Orges Xhelilin

Shkruar nga Pamfleti
Plagosi me thikë ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin e tij,
Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe Orges Xhelili

Prokuroria e Fierit ka çuar për gjykim dosjen ndaj Orges Xhelilit, i cili akuzohet se plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe goditi shoferin e tij, Gazmend Bullarin.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ku Xheliaj, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, plagosi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” për ngjarjen e ndodhur në vitin 2022.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Fier çon në gjyq të pandehurin O.XH. për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.694, viti 2022, ka dërguar në gjyq të pandehurin O. Xh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/a e 22, 88/1 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

orges xhelili divjake ish kryebashkiak prokuroria e fierit

Lini një Përgjigje