TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2023, 14:04

A do të dënohet Berisha? Analisti: Topi tani është në fushën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
A do të dënohet Berisha? Analisti: Topi tani është në
Erl Murati

Analisti Erl Murati ka komentuar kaosin që Rithemelimi po shkakton në Kuvend.

Analisti thotë se nuk mund të marrin me forcë ngritjen e Komisioneve Hetimore, por duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

'Grevat e urisë nuk janë fenomen që s’kanë ndodhur më parë në Shqipëri. Meta ka hyrë në grevë. Nga kjo pikëpamje nuk e di sa mund të funksionojnë për të arritur qëllimin e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Është e drejtë që garantohet nga kushtetuta, por ka një rrugë institucionale kushtetuese, nuk janë rrëzimi i karrigeve, tymueset apo greva e urisë mënyra se si opozita duhet ta fitojë këtë të drejtë. Dyshohej që do t’ia dalë se me forcë që ta rrijë qëllimin për ngritjen e komisioneve hetimore.”, u shpreh Murati në Report Tv.

Sa i takon drejtësisë, Murati thotë se duhet të çohet para çështja ‘Partizani’.

Sipas tij, topi është në fushën e SPAK nëse do të dënohet Berisha dhe dhëndri i tij. 

"Topi është në fushën e SPAK. Berisha edhe para se të ngrihej akuza kundër tij, SPAK e quante SKAP. Nga ana tjetër ky proces duhet të eci para pavarësisht pengesave procedurale. Kemi një ish-kryeministër të dyshuar për veprën e penale të korrupsionit. S’duhet të ketë me pengesa procedurale. Shpresoj që SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e saj dhe të japë verdiktin”, përfundoi Murati.

erl murati berisha

Lini një Përgjigje