
Poeti i njohur Agim Doçi ka pësuar hemoragji cerebrale në tru mëngjesin e sotëm.
Agim Doci u hospitalizua në orët e para të mëngjesit në Shërbimin Neurovaskular, ku shfaqi në mënyrë të menjëhershme çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Doci u referua nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur aksidenti vaskular cerebral.
Mësohet se ai u dërgua drejt QSUT ku u ekzaminua menjëherë me skaner/angioskaner dhe rezonancë koke. Nga ekzaminimi u evidentua një ishemi pontine dhe cerebrale e djathtë.
Nga spitali, bëhet me dije se gjendja e tij është në monitorim të vazhdueshëm dhe prej orëve të para të mëngjesit ekipi i mjekëve po ndjekin ecurinë e Doçit, i cili momentalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Lini një Përgjigje