
Temperaturat e larta kanë detyruar shumë qytetarë t’i drejtohen plazhit. Kjo ka krijuar trafik dhe radhë të gjata automjetesh në disa zona.
Në Vlorë, në zonë e Skelës dhe përgjatë Lungomares ka një situatë të ngarkuar të trafikut rrugor, për shkak të fluksit të lartë të lëvizjes së qytetarëve.
Gjithashtu, edhe plazhi i Durrësit është mbushur nga pushues dhe turistë, të cilët po përpiqen të përballojnë temperaturat e larta.
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga i “nxehti Afrikan” duke bërë që temperaturat të arrijnë vlera ekstreme 40-43 gradë celcius.
Lini një Përgjigje