
Termometri ka shënuar 42.5 gradë celcius në qarkun e Beratit dhe 42 gradë celcius në Elbasan dhe Gjirokastër. Ndërkohë, në Tiranë termometri ka shënuar 40.4 gradë Celcius. Temperatura mjaft të larta për muajin qershor.
Por jo vetëm qytetet e zonës së ulët por dhe vija bregdetare ka shënuar temperatura të larta deri në 39-40 gradë celcius në mesditë. Edhe në zonat malore në qarkun e Kukësit e Has janë shënuar temperaturat 39 gradë.
Sot, kemi një tërheqje të kësaj vale duke bërë që të kemi një rënie të lehtë të këtyre temperaturave me 2 gradë. Në Tiranë mbetet me vlera shumë pranë 39 gradë Celcius.
Të dielën do të ndihet më shumë rënia e temperaturave, ku temperaturat do të bien deri në 38 gradë Celcius, ndërsa në Tiranë do të bjerë me 4 gradë.
Temperatura më e lartë deri tani është shënuar 42.5 gradë, mbrëmjen e 21 qershorit në Berat.
Nuk është normale të kemi një vlerë të tillë temperature, ndërsa theksojmë se kjo është hera e parë që shënohet kjo vlerë. Janë temperatura deri 12.5 gradë më të larta sesa vlerat normale të muajit qershor, ku duhet të ishin 30 -31 gradë Celcius.
"Jo vetëm Berati, por gjithë territori shqiptar ka shënuar temperatura më të larta me 10 gradë", tha Akil Osmani për "Report tv".
Lini një Përgjigje