TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2025, 11:51

Përvetësoi 130 milionë euro nga Shqipëria, shtyhet sërish seanca ndaj biznesmenit Becchetti

Shkruar nga Pamfleti

Përvetësoi 130 milionë euro nga Shqipëria, shtyhet

Vijon zvarritja e seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ndaj biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Seanca e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 09.00, u shty më datë 12 maj ora 09.00 pasi avokatët mbrojtës për disa seanca radhazi kërkojnë audio të seancave që janë zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë.

Pasi u tërhoq për gjykim, togat e zeza pranuan kërkesën e avokatëve. Nga janari i viti 2024 deri më tani, seanca në Apel është shtyrë 20 herë.

Procesi ende nuk ka nisur pasi avokatët e Francesco Bechetit kanë paraqitur kërkesa të shumta, siç ishte edhe seanca e kësaj të hëne ku u kërkuan audiot e seancave gjatë procesit në shkallë të parë.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani vendosën të pranojnë kërkesën e fundit të avokatëve duke u bërë me dije që do ia vënë në dispozicion me email sa më parë audiot e kërkuara, por edhe faktin që nuk do pranojnë më kërkesa të kësaj natyre.

Ishin avokatët e Bechetit ata të cilët iu drejtuan Apelit, pas vendimit të shkallës së parë që e dënoi biznesmenin italian me 17 vite burg nën akuzën se përmes kompanive të tij kishte krijuar një skemë të mashtrimit me TVSH dhe pastrim parash.

Becchetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Lini një Përgjigje