TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Prill 2025, 07:41

Kontrata 6 mln $ në SHBA, pedagugu kritikon ashpër PD: Kauzat e opozitës ranë, është turp dhe kosto morale!

Shkruar nga Pamfleti
Kontrata 6 mln $ në SHBA, pedagugu kritikon ashpër PD: Kauzat e
Sali Berisha dhe Flamur Noka

Pedagogu Rezart Prifti ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të PD të zbuluar nga mediat  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se kjo kontratë është me “zero fryte për njerëzit” dhe këtu ai ishte i ashpër me këtë gjë, duke u shprehur se: “Çfarë më intereson mua kjo kontratë ose çfarë të mire më sjell?”

Ai tha gjithashtu se, edhe sikur ajo t’i heqë “non gratan” Berishës, prapë është “zero për njerëzit”, sepse “non grata” nuk ka lidhje me shqiptarët.

“E gjithë kjo kontratë, që nuk besoj se është thjesht për La Civitan për të bërë menaxherin e mediave sociale të PD, kjo kontratë s’na jep pikë shtesë as mua, as Partisë Demokratike. Me 6 milion dollarë nuk është problem paraja aty, sepse këta hedhin në Shqipëri 8 herë më shumë sesa ajo shuma, vetëm në një ditë harxhohen 3 mijë euro në fushatë, vetëm llallë e kafe që blihen këtu 8 mijë euro. Nuk është çështja aty, mund t’ja heqin edhe njollën Berishës, po mua çfarë më ndihmon kjo gjë, si i ri, si profesor, si ekspert, si sipërmarrës, çfarë më ndihmon kjo gjë, unë këtë pyetje kam,” tha ai i ftuar në emisionin Review.

Pedagogu Prifti tha se kjo kontratë mund të jetë rregulluar dhe e kopsitur ligjërisht, por ama problemi i opozitës është me kartën morale.

“Moralisht, me këtë kontratë 6 milion dollarëshe bien kauzat e opozitës dhe ajo duhet të shpjegojë se si u mblodhën këto para”.

Prifti tha se më mirë do të ishte që këto para të shpenzoheshin brenda vendit në fushatën e PD-së sesa jashtë, pasi nuk kanë asnjë vlerë, por është turp dhe kosto morale për opozitën.”

“Dua ta shoh në perspektivë tjetër kontratën. Besoj se nga ana ligjore janë në rregull, pasi e kanë parë se çfarë thotë ligji amerikan, që thotë se po tejkaloi njëfarë limiti shuma. Po kur deklarohet se këtë shumë e kanë mbledhur 20 mijë donatorë, këta e kanë kopsitur çertifikatë, por ama këta mund ta kenë shmangur problemin me ligjin, por kanë problem me kartën morale. Po ta thotë një i djathtë këtë gjë, dreqi e mori, opozita e ka problemin me kartën morale,” tha pedagogu.

kontrata 6 mln $ në shba e pd

Lini një Përgjigje