
Gazetari Elton Qyno tha se nuk e di përse SPAK e ndaloi ditën e djeshme por dyshon se arsyeja ka qenë dosja “Metamorfoza” dhe “Plumbi i artë”.
Qyno shprehet se së fundmi ka publikuar shumë lajme që kanë të bëjnë me komunikimet e që Dumani ka bërë në SKY me personazhet e botës së krimit.
“Unë kam publikuar shumë lajme, së bashku me kolegët e mia për “Metamorfozën” dhe “Plumbin e artë” që lidhet me Dumanin dhe të tjerët. Lajmet që kam publikuar së fundmi kanë të bëjnë me komunikimet që Dumani ka bërë në SKY me personazhe të botës së krimit. Janë biseda në SKY dhe flitet se si përgatiten dhe si i marrin informacionet dhe ku i sigurojnë armët. Këto biseda u kthyen në shkakun kryesor që të përfundoj në SPAK”, tha Qyno në Ora News.
Lini një Përgjigje