
Gazetari Arian Çani, duke komentuar tensionet në Kuvend mes opozitës dhe mazhorancës, deklaroi se se përveç revoltës së deputetëve nuk sheh asnjë revoltë tjetër.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai shtoi se nuk po sheh asnjë shenjë nga ana e qytetarëve për t’u ngritur në protesta në mbështetje të aksionit opozitar.
“Opinioni publik nuk e ka në genet e veta ruajtjen me çdo sakrificë të demokracisë, të lirisë. Pyetja që unë shtrojë unë pse na duhet një parlament kur ka sherre. Pse jo një parlament kur çdo gjë shkon vaj. Përveç revoltës së deputetëve, unë nuk shoh ndonjë revoltë tjetër të grupeve të tjera të interesit. Fakti që u bë mbi një muaj që deputetët po vetëflijohen dhe jashtë Kuvendit nuk ka njerëz. Pse duhet që deputetët të kenë nën kontroll njerëzit. Njerëzit janë të lirë”, tha ai.
Lini një Përgjigje