TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 21:43

Përgjimet e Sky Ecc, Prençi: Grupet kriminale diskutojnë si të vrasin një deputet, pasuri që të çojnë në prova!

Shkruar nga Pamfleti

Përgjimet e Sky Ecc, Prençi: Grupet kriminale diskutojnë si

Shemsi Prençi, ish-zyrtar i lartë i Policisë, tha në emisionin “Log.” se dekriptimi i këtyre platformave Encro Chat dhe Sky ECC është bërë me vendim gjykate.

Prençi tha se dekriptimi i këtyre platformave hedh dritë mbi ngjarje kriminale, dhe janë indicie që të çojnë te prova.

“Fakti që janë ankuar dy tre persona, që janë të implikuar, nuk duhet të bëjmë luftë për të hequr këtë mjet, që të çon te prova”, tha Prençi.

Ish zyrtari i policisë u shpreh më tej se dekriptimi i dy platformave është një pasuri shumë e madhe.

“Gjithë natën kanë diskutuar 7 grupe kriminale si të vrasin një person, apo deputet. Këto janë mjete për të shkuar te provat”, tha Prençi.

Lini një Përgjigje